OFL “zbarkon” në Durrës, ja emrat që morën formularët e vetëdeklarimit të pasurisë

87

Tre persona të dënuar më parë për drogë, duhet të provojnë ligjshmërinë e pasurisë së tyre, e cila dyshohet të jetë produkt i aktivitetit kriminal.

Bëhet fjalë për tre durrsakë, të cilëve Operacioni Forca e Ligjit, iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

-Afrim Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Emiljan Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Erjon Gjinlija, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.