OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit dy personave nga Durrësi dhe një nga Korça

89

Tre persona, dy nga Durrësi dhe një nga Korça të dënuar për trafikim të miturish, vjedhje me armë dhe drogë, duhet të provojnë burimin e pasurisë së tyre.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

-Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

-Besnik Imeraj, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

-Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.