OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit 4 personave në Tiranë/EMRAT

54

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve në Tiranë, për prostitucion, vjedhje me armë dhe dhunë dhe trafik droge.

Burimet bëjnë të ditur se të dënuarit janë Bashkim (Kosta) Mëllugja, Urim Picari, Naim Lataj dhe Bledar Stafuka.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bashkim (Kosta) Mëllugja banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Urim Picari banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Naim Lataj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bledar Stafuka banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.