OFL në Shkodër, ja 4 “të fortët” të cilët duhet të justifikojnë pasuritë

187

Policia bën me dije se vijon Operacioni Forca e Ligjit. Personat të cilët do të duhet të justifikojnë pasurinë janë: Ladio Braci, Artur Ndoja, Kristian Selimi, Abedin Bajraktari.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL tha se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L.B., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”;

A.N., banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

K.S., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. B., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.