OFL në Korçë, u dërgon formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 personave/EMRAT

44

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Ilir Hamzallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;

-Arshim Pilinçi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Orlind Pilinçi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Marjus Lako, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme