OFL në Elbasan, u dërgon formularin e vetëdeklarimit 5 personave/EMRAT

34

Pesë persona nga Elbasani, të dënuar për drogë, prostitucion dhe pjesë e organizatave kriminale, dyshohet se pasurinë e krijuar, e kanë vënë si fryt i aktivitetit kriminal.

Për këtë arsye Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, ka kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, për”

-Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Abaz Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

-Arzen Mama, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Gentian Gjoka, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Ardian Subashi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.