OFL në Durrës, Tiranë e Elbasan, u dërgon formularin 6 “të rrezikshmëve”/EMRAT

79

OFL u ka dërguar formularin për vetëdeklarim pasurie gjashtë personave, të dënuar më parë për vepra të rënda penale.

Eldi Çala, banues në Elbasan,  i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Klement Çala, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

Luan Kokomani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Përparim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Durim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Arian Plaku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.