OFL kërkon deklarimin e pasurisë të dënuarit për vrasjen e policit, në lupë dhe katër të tjerë

36

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në lupë pesë personat e radhës të cilëve u kërkon të deklarojnë pasurinë.

Mes tyre është Bledar Jambelli, banues në Fier i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” e kryer në bashkëpunim.

OFL kërkon deklarim pasurie edhe për katër persona të tjerë.

Adriatik Gaba me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Klaudion Karagjozi, me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Xhevair Derxhia, me banim në Lazarat Gjirokastër, i dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Rimel Shehu, me banim në Tepelenë, i dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.