OFL kërkesë për deklarim pasurie 7 personave, vepra nga vrasjet deri te trafiqet/Emrat

28

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Faslli Buzi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Nazmi Aliu (Buzi), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Defrim Kurtdeda, alias D. S., banues në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”;

Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marsel Selamaj, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.