OFL i kërkon 4 personave të deklarojnë pasurinë, mes tyre një grua/EMRAT

51

Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Erdi Oshafit, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;

-Gentian Elmazit, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

-Gjylystane Elmazit, banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

-Selfo Skëndulit, banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.