OFL/4 personave të dënuar për trafik droge u kërkohet të justifikojnë pasuritë/EMRAT

39

Policia e Shtetit njofton se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Gentian Jakupi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Edmond Golloshi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

-Vladimir Golloshi, banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Enver Brahushaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.