‘Oferta është depozituar që në nëntor’, avokati italian zbulon se ‘Louis Viutton’ dëshiron të blejë Milanin

79

Të reja të tjera vijnë pas lajmit se kompania ‘Louis Viutton’ kërkon të blejë klubin e Milan, i cili dje pësoi një humbje turpëruese dhe prej vitesh po kalon një fazë të vështirë. Një avokat italian zbulon për “Telelombardia” se disponon kopjen e kërkesës së presidentit të “Luis Vuiton” Bernard Arnu për të blerë aksionet e klubit kuqezi nga kompania “Eliot”.

Njëkohësisht, avokati shton se kjo kërkesë është bërë që në muajin nëntor.

Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që emri i kompanisë së famshme të veshjeve i del emri te klubi i Milan. Më herët është thënë se me ardhjen e saj yje si Messi, Kylian Mbappe dhe Kloop do të vijnë te Milan.