Ballina Aktualitet Oferta e Eduard Ndocaj, 50 mijë euro për atë që filmon Pjerin...

Oferta e Eduard Ndocaj, 50 mijë euro për atë që filmon Pjerin Ndreun duke blerë vota

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës, Eduard Ndocaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Lezhës, që të ruajnë votën dhe të mos bien pre e shit-blerjes së saj. Ndocaj u ka kërkuar qytetarëve që të denoncojnë çdo lloj presioni që u bëhet nga partitë politike.

Kandidati i pavarur thotë në videon e publikuar prej tij se do t’ju jap nga 5 mijë euro në këmbim të çdo videoje ku shfaqet kandidati i PS-së, Pjerin Ndreu duke blerë vota, ndërsa për çdo video ku “kapet mat”, duke bërë pazare për votat, ai premton se do t’i paguajë me 50 mijë euro.

Gepostet von Eduart Ndocaj Deputet am Sonntag, 19. Mai 2019