Obama: Femrat në pushtet nuk janë perfekte por janë më të mira se burrat

0
2

Ish presidenti amerikan Barak Obama, duke folur në Singapor tha se nëse femrat do të drejtonin çdo vend në botë do të kishte një përmirësim të përgjithshëm të standarteve të jetesës dhe rezultateve.

Në një event privat mbi lidershipin, Obama  tha se ‘femrat nuk janë perfekte por janë pa diskutim më të mira se burrat’.

Ai tha se pjesa më e madhe e problemeve në botë vijnë burrat e moshuar që mbajnë pozicione pushteti.

Ish presidenti amerikan foli edhe për polarizimin politik dhe përdorimin e medias sociale për të përhapur lajme të rreme.

Obama, duke iu drejtuar femrave tha se “Jam absolutisht i bindur se për dy vjet, nëse çdo vend i tokës do të drejtohej nga femrat, do të kishte një përmirësim domethënës të gjithçkaje”.

I pyetur nga të pranishmit nëse do të kthehej ndonjëherë në lidership politik. Obama tha se ai besonte tek liderët që mënjanoheshin kur vinte koha e duhur.

“Është e rëndësishme për liderët politikë që të përpiqen dhe t’i kujtojnë vetes se janë aty për të bërë një punë, por nuk janë aty përjetë”, tha ndër të tjera ish-Presidenti amerikan.