Ballina Aktualitet Numërohen 99% e votave në Maqedoninë e Veriut, nis festa në LSDM

Numërohen 99% e votave në Maqedoninë e Veriut, nis festa në LSDM

Në Maqedoninë e Veriut u votua në rrethin e dytë të zgjedhjeve për presidentin e ri të vendit. Kur janë numëruar 99.27% e votave udhëheq kandidati i mazhorancës, Stevo Pendarovski me 51.7% të votave. Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, ka 44.7%. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte mbi 46.64%. Menjëherë pasi rezultati nisi të ravijëzohej nisi festa në selinë LSDM-së së kryeministrit Zoran Zaev. Në një deklaratë pas daljes së rezultateve, Pendarovski tha se do të jetë President i të gjithëve.

“Populli im, faleminderit. Ju falënderohem të gjithëve, maqedonas, shqiptarë, serb, boshnjak, turq dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe tha bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do tu shërbej me përkushtim të gjithëve. Do të jem president i shtetit nga i cili nuk do të turpëroheni as brenda e as jashtë vendit. Bashkë përpara”, – tha Pendarovski.