Nuk reshtin aksidentet/ Furgoni përplaset me trenin në Durrës, ka të plagosur

29

Nuk reshtin aksidentet mëngjesin e sotëm

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Asti Gogoli, Shkozet.

Mjeti tip “Benz” fugon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin rreth orës 08:10.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.