Ballina Teknologji Nuk poston shpesh në rrjetet sociale? Ja pse duhet të përgëzohesh

Nuk poston shpesh në rrjetet sociale? Ja pse duhet të përgëzohesh

Të gjithë ne e njohim “atë tipin” që çdo çast të jetës e ndan me të gjithë miqtë virtual përmes postimeve në rrjetet sociale. Gjithçka nis me një “mirëmëngjes” vijon me drekën, veshjen e ditës, kafet me shoqërinë e pas një dite të gjatë përfundon me një “natën e mirë”.

Dhe ne si pasivë, komentojmë apo thjesht mjaftohemi me ndonjë pëlqim tek-tuk. Nëse jeta juaj po ju duket monotone, apo thjesht sikur nuk po bëni asgjë s’është e vërtetë. Mos u përfshini në vorbullën e rrjeteve sociale, pasi jeni mirë si spektatorë, të paktën kështu thonë psikologët dhe studimet e tyre.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Brunel në Londër, “ata që mburren me dietat e tyre, ushtrimet ose arritjet janë tejet narcistë. Ndërsa ata që ndajnë çdo detaj nga jeta e tyre private në rrjetet sociale priren të vuajnë nga vetëbesimi i ulët”.