Nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar, 24 vjeçari tenton të korruptojë policinë me 50 euro

55

Një i ri nga Tirana është arrestuar në flagrancë për veprën penale “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike”.

Sipas policisë, 24-vjeçari, me iniciale L.L., tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë, pasi do përballen me ligjin.