Nuk ndalin “problematikat” në Tiranë, krisma në Astir, plagoset një person

53

Të shtënat me armë janë bërë rend i ditës në Tiranë. Ditën e sotme krisma janë dëgjuar në zonën e Astirit.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali për motive banale.

Nga konflikti ka mbetur i plagosur 45 vjeçari Spartak Beqaraj.

I plagosuri pas ndihmës së parë ndodhet ashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje.

Deri tani është arrestuar një person.

Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar si dëshmitarë edhe 4 persona të tjerë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.