“Nuk na detyroi mami, gjërat dolën jashtë kontrollit”, Blerta Josifi flet për herë të parë mbi tragjedinë e Kombinatit

48

5 muaj pas tragjedisë së vetëflijimit, e mbijetuara e vetme Blerta Josifi ka rrëfyer në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Kombinat ku humbën jetën nënë e bijë si pasojë e praktikave fetare të vetëflijimit.

Duke folur për “Shqipëria Live”, Blerta ka deklaruar e nuk kishin treguar për vdekjen e Anisa Josifit pasi kishin frikë se për vdekjen e saj do të merreshin si të pandehura ajo dhe e ëma.

Blerta tha se kanë besuar vërtet se Anisa do të kthehej në jetë.

“Kishim frikë se do të na fajësonin ne, që nuk do na kuptonin. Kemi besuar deri në fund që ajo mund të rikthehej sërish tek ne. Në maj vendosëm që të mos dilnim për të blerë ushqime, edhe pse kishim lek. Ndërsa në qershor nisëm agjërimin si një lutje që Zoti të na dëgjonte. Sepse edhe Anisa kishte shumë dhimbje dhe vuajtje”, rrëfeu Blerta.

E mbijetuara Blerta Josifi ka deklaruar ndër të tjera se situata shkoi jashtë parashikimeve dhe çdo kontrolli sidomos për të motrën.

“Nuk është e vërtetë që na tërhoqi mami drejt këtij vendimi, donim të ndiqnim në mënyrë autodidakte Zotin, për pak kohë, por koha nuk po na dilte që të ktheheshim… Kalonim kohë duke lexuar Biblën dhe libra të tjerë. Unë u izolova e para, por nuk e bëra në mënyrë drastike, Anisa e bëri në mënyrë drastike, ka pyetje plot që nuk di t’i shpjegoj as vetë. Gjërat ndodhën…”, – thekson ajo cuke folur në lidhje me ngjarjen.