Bajram Karaj, ish kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Ai ishte në detyren e kryetarit të bashkisë nga viti 2000 deri në vitin 2004.
COVID-19 ka fituar shumë terren në vendin tonë, ku çdo ditë rastet shtohen, duke rënduar edhe gjendjen në spitalet e vendit.
Shumë qytetarë të thjeshtë, por edhe personalitete të fushave të ndryshme kanë ndërruar jetë pas infektimit me virus, teksa në Shqipëri ka nisur procesi i vaksinimit.