Ballina Showbiz Nuk mundi ta shohë të veshur nuse, Jona Spahiu rrëfen përjetimet për...

Nuk mundi ta shohë të veshur nuse, Jona Spahiu rrëfen përjetimet për të atin e ndjerë

Moderatorja Jona Spahiu veshi fustanin e bardhë thuajse një vit më parë por në këtë të rëndësishme për të mungonte ai: mbreti i shtëpisë.

Babai i moderatores është ndarë nga jeta 10 vite më parë e ka qenë pikërisht ai arsyeja se përse Jona vendosi të realizoi ceremoninë e martesës, si për të kënaqur atë që tashmë e sheh nga lart. E ftuar në një emisionin Jona ka rrëfyer përjetimet e saj mbi atë se çfarë do të kishte bërë i ati nëse do të ishte ende ne jetë e duke e parë të veshur me vellon e bardhë të nusërisë.

“Ai ka punuar gjithë jetën shumë me ne. Lotët do i kishin rrëshkitur atë ditë, thjesht do më kishte bekuar. Ai nuk e ka njohur Frenklin por jam shumë e sigurt që do ta donte. Gocat gjejnë tek partneri një pjesë të sterotipit që kanë parë tek babai i tyre dhe me mua ka ndodhur,”- ka rrëfyer Jona.