“Nuk mund të shkoj as në tualet”, Conte i përgjigjet letrës së infermieres italiane

33

Letra e një infermiereje 39 vjeçare ka bërë bujë në Itali. Michela Venturi postoi një letër të hapur në profilin e saj Facebook, ku tregonte problematikat me të cilat përballet ajo gjatë punës së saj. Ndër të tjera ajo përmendi se nuk mund të shkonte në banjë dhe përbuzi bonusin 100 euro të dhënë nga qeveria.

Në parlamentin italian, mbrëmë u zhvillua një seancë plenare në Dhomën e Deputetëve, ku foli gjatë dhe kryeministri Giuseppe Conte. Ai u ndal te letra e Mikelës.

“Michela, e them këtë në emër të qeverisë, por jam i sigurt që të gjithë anëtarët e Parlamentit do ta gjejnë veten në këtë premtim, ne nuk do t’ju harrojmë, nuk do të harrojmë këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese“. Ndër të tjera ai falenderoi të gjithë infermierët e Italisë.

Por ja çfarë kishte shkruar Michela në letrën e saj:

“E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punën time dhe nuk dorëzohem.

E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot…

Pas reagimit të Conte, ajo e falenderoi kryeministrin: “Më bëre të qaj me ato që the. Faleminderit. Bëtë një premtim dhe ju besoj”