Ballina Aktualitet “Nuk ka siguri për jetën”, arbitrat bojkotojnë kampionatin

“Nuk ka siguri për jetën”, arbitrat bojkotojnë kampionatin

Pas incidentit të shëmtuar të ndodhur në Kamzë, ku u dhunua gjyqtari Eldorian Hamiti, Shoqata e Arbitrave me president, Tahir Kastrain ka vendosur që të bojkotojë kampionatin deri në një afat të pacaktuar. Arbitrat ndihen të pasigurt për jetën dhe e kanë të pamundur të vazhdojnë në këto kushte.

“Arbitrat nuk kanë siguri për jetën. Presim reagim nga të gjithë aktorët, ndryshe nuk zbresim në fushë. Vendimin ia kemi komunikuar FSHF-së”, – ka thënë pak minuta më parë për “Panorama Sport” vetë presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati.