Ballina SPORT Nuk ka pushime Krishtlindjesh për Italinë dhe Anglinë, skuadrat zbresin sot në...

Nuk ka pushime Krishtlindjesh për Italinë dhe Anglinë, skuadrat zbresin sot në fushë

Ndërsa një pjesë e mirë e kampionateve më të rëndësishme të Evropës kanë nisur pushimet dimërore, Seria A dhe Premier League do të vijojnë të luajnë.

Në Serinë A sfida që ka vëmendjen më të madhe është padyshim ajo mes Interit dhe Napolit. Zikaltrit vijnë në këtë përballje pas barazimit në çastet e fundit në sfidën me Chievon dhe nuk duan të gabojnë edhe në sfidën me Ancelottin. Në krahun tjetër, napoletanët që janë tetë pikë larg juventusit kryesues do të kërkojnë që të mos humbasin më shumë terren ndaj bardhezinjve, të cilët i pret përballja me Atalantën në Bergamo.

Roma do të presë Sassuolon, në një ndeshje ku presionin më të madh e ndjen pikërisht trajneri Eusebio Di Francesco, pozitat e të cilit në pankinën e verdhekuqve janë tronditur ndjeshëm. Një situatë të ngjashme po e përjeton edhe Gennaro Gattuso te Milani që do të luajë në fushën e Frosinones.

Në ndeshjet e tjera Fiorentina pret Parmën, ndërsa Torino luan me Empolin.
Në Premier League, Chelsean e pret ndeshja me Watford.

Sfidë interesante e kësaj jave të kampionatoit anglez është edhe ajo në Anfield mes Liverpoolit kryesues dhe Neëcastle, ndërkohë që kampionët e Anglisë të manchester City do të luajnë në King Poëer Stadium ndaj Leicester për ta harruar humbjen e pësuar ndaj Crystal palace në fundjavën e kaluar.

Manchester United që tashmë drejtohet nga Solskjaer do përballet me Huddersfield, ndërsa Tottenham e pret sfida me Bournemouth.