Nuk janë as Messi e as Ronaldo/ Ja favoriti për të fituar “Topin e Artë”

54

Yjet e futbollit, Messi e Ronaldo duket se nuk kanë më shpresa për “Topin a Artë”. Kilë Mbape është lojtari favorit për të fituar titullin.

Çmimi më i rëndësishëm individual për lojtarët, pritet të fitohet nga sulmuesi i Francës, i cili nga bastet kuotohet si favorit.

Sipas “Agipronews” Mbape si fitues i “Topit të Artë”, kuotohet me koeficientin 3.5. Pas tij vjen mesfushori i Çelsit, Ngolo Kante, i cili fitoi Ligën e Kampioneve me Çelsin dhe kuotohet me koeficientin 4.5 si fitues.

Pas tij vjen Levandovski me 5 ndërsa De Bryjne renditet i katërti me 7.5 dhe Lukaku mbyll vendin e pestë më 12. Ronaldo dhe Mesi janë shumë larg, me portugezin që kuotohet me 20, ndërsa argjentinasi me 15.