Nuk iu bindën urdhërave të efektivëve! Policia e Elbasanit shoqëron disa persona

38
Foto ilustruese

Elbasan/ Informacion paraprak

Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rrinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendgjarje.

Në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë.

Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sqarojmë se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar.