Ballina SPORT Nuk fitoi “Topin e Artë”, Allegri zbulon planin e ri të Ronaldos

Nuk fitoi “Topin e Artë”, Allegri zbulon planin e ri të Ronaldos

Cristiano Ronaldo nuk ka arritur ta fitojë për të gjashtën herë në karrierën e tij, “Topin e Artë”.

Mbrëmjen e djeshme, portugezi doli i dyti për vitin 2018, duke u mposhtur nga Luka Modriç.

Trajneri i tij te Juventusi, Massimilano Allegri, nuk është dakort me këtë fakt.

Ai ka thënë se ishte pikërisht ylli portugez ai që e ka merituar “Topin e Artë”, por gjithashtu ka shtuar se këtë gjë Ronaldo do ta bëjë në fanellën e Juventusit vitin tjetër.

Allegri deklaron:
Është vërtetë zhgënjyese. Ai e ka merituar ta fitonte atë për atë që bëri me Real Madridin, por edhe me paraqitjet e tij te Portugalia. Gjithsesi, motivimi i tij tani është ta fitojë vitin e ardhshëm me Juventusin”.