Ballina Kuriozitete Nuk e ka fajin rroga! Këto janë arsyet përse ngelemi pa lekë...

Nuk e ka fajin rroga! Këto janë arsyet përse ngelemi pa lekë në xhep

1. Shpenzon shumë kohë duke parë jetën e tjetrit, në vend që të krijosh pasurinë tënde.
Të jesh pa asnjë kokërr leku në xhep, lidhet edhe me faktin sesi e menaxhon kohën. Sa kohë shpenzon në “Instagram”, “Facebook” apo “WhatsApp” gjatë ditës?! Hiqe fokusin nga të rrisësh like-t në rrjetet sociale, tek të rrisësh zerot e shifrave në bankë.

2. Je i fiksuar të nxjerrësh kartën e kreditit.
Hiq dorë nga kartat e kreditit dhe blerjet online! Janë një mankth i vërtetë që u’a nxin jetën dhe torturoheni me ato njoftimet sesa para jeni në borxh, ende pa nisur mirë muaji. Filloni të bëni blerje vetëm me para në dorë dhe në këtë mënyrë do e menaxhoni më mirë lekun.

3. Shpenzon shumë dhe nuk mendon të investosh.
Nuk ka asgjë të keqe të shpenzosh para, por problem qëndron se kur i shpenzojnë nuk mendojmë asnjëherë në nevojat tona afatgjata. Të shpenzosh para ul nivelin e llogarisë që keni në bankë, por ç’do të ndodhte nëse do të investonin. Nis të investosh pak nga pak, në fund të vitit, do të keni disa para më shumë fitim dhe jo vetëm kaq, por do të ndiheni edhe shumë krenarë!