Ballina Kronikë Nuk e dëgjoi për shkak të kufjeve, humb jetën në spital i...

Nuk e dëgjoi për shkak të kufjeve, humb jetën në spital i mituri që u përplas nga treni

Një aksident i rëndë hekurudhor me pasojë vdekjen e një 16-vjeçari  ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Nga përplasaj i mituri ka marrë plagë të rëndë ku edhe pse u dërgua në spital për ndërhyrje kirurgjikale nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor në qytetin bregdetar. Policia bën me dije se i mituri është Samuel Kokomani.  Mësohet se ai ka qënë me kufje në vesh në momentin që është përplasur nga treni. Kufjet dyshohet të kenë qënë arsyeja që i riu të mos degjonte borinë e trenit pakujdesi kjo që i kushtoi jetën.

Media bën me dije se në zonën ku ndodhi aksidenti i rëndë lëvizja e lokomotivës është me shpejtësi shumë të ulët, deri në 5 km/h dhe lokomotiva ka qënë manovor që shërben jo për vagona. Zona ka qënë e rrethuar me rrjetë dhe nuk dihet si i riu ka përfunduar në vendin ku u aksidentua. Ndërkohë policia ka shoqëruar makinistin e lokomotivës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.