“Nuk do e dëgjoja as për 100 mijë euro”, Ina Kollçaku “degjeneron” Robert Berishën

70

Konkurentja e “Përputhen”, Ina Kollçaku ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour zone”.

Një nga çështjet e intervistës ishte dhe marrdhënia që ka ajo tashmë me personazhet publikë.

E pyetur se këngët e cilit artist shqiptar nuk do të dëgjonte për 100 mijë euro, Ina i është përgjigjur me emrin e Robert Berishës. Duke konfirmuar me vendosmëri se këngët e tij nuk do i dëgjonte as për shumën e majme të parave.

Ester Bylyku: Këngët e cilit artist shqiptar, nuk do ta dëgjoje as për 100 mijë euro? Ina Kollçaku: Përgjithësisht, unë nuk dëgjoj muzikë shqip. Por, Robert Berishën nuk do ta dëgjoja asnjëherë.

Ester Bylyku: As për 100 mijë euro? Ina Kollçaku: Jo, as për 100 mijë euro. Kujtojmë që edhe Ina dikur ka qenë pjesë e muzikës dhe ka konkurruar në “Kënga Magjike”.