Ballina Stil / Modë Nuanca e veshjes që po kryeson Instagramin

Nuanca e veshjes që po kryeson Instagramin

Pas ngjyrës së verdhë dhe asaj të gjelbër, ngjyra e ndryshkut është kthyer në ngjyrën e këtij sezoni.

Në fillim e pamë në koleksionet e firmave si Chloé, Jacquemus dhe Acne Studios, por vetëm pak më vonë të gjitha blogeret e modës i pamë të veshura kokë e këmbë me këtë ngjyrë.

Kjo ngjyrë e cila simbolizon humorin duket edhe mjaft elegante dhe për më tepër mund të kombinohet me disa lloje veshjesh të tjera. Një nuancë e cila lehtësisht mund të vishet me xhinsin, të bardhën apo dhe ngjyrat e tjera të tokës.

Për të patur një ide më të qartë ja disa mënyra si mund të vishet dhe kombinohet ngjyra e këtij sezoni.