Ballina BOTA Norvegji, mbytet luftanija që u përplas me një naftëmbajtëse

Norvegji, mbytet luftanija që u përplas me një naftëmbajtëse

Luftanija miliona dollarëshe norvegjeze, e cila ishte pjesë e një stërvitje ushtarake nën komandën e NATO, u mbyt tërësisht, pasi i u përplas gabimisht katër ditë më parë me një anije naftëmbajtëse.

Fregata KNM Helge Instad, një nga pesë të tilla në marinën luftarake norvegjeze, kishte lundruar afër fjordëve të brendshëm në brigjet perëndimore të Norvegjisë përpara se të përplasej me naftëmbajtësen 250 metra të gjatë. Përpjekjet për të tërhequr në port luftanijen e dëmtuar dështuan, duke sjellë edhe mbytjen e plotë të saj.

Tani gjithçka që mbetet mbi nivelin e detit janë antenat dhe radarët e fregatës, duke bërë që mediat vendase të spekulojnë se si një anije e projektuar për luftë dështoi të shmangte përplasjen me naftëmbajtësen 150 000 tonëshe, e cila në fakt lundronte shumë ngadalë.