Ballina BOTA Norvegji, ndërtohet tuneli lundrues

Norvegji, ndërtohet tuneli lundrues

Norvegjia është e njohur për peizazhin e saj natyror mahnitës me akullnajat madhështore, gjiret dhe malet që e karakterizojnë.

Por terreni i thyer nuk i bën udhëtimet e lehta, ndaj qeveria norvegjeze ka një plan fantastik për të sjellë lehtësi tek udhëtarët, një projekt infrastrukturor prej 40 miliardë dollarë për të bërë rrugën “pa traget”.

Plani përfshin ura dhe tunelin e shkëmbinjve më të thellë dhe më të gjatë në botë. Tuneli do shpohet nën shtratin e detit dhe do ketë një thellësi prej 392 metrash dhe 27 kilometra i gjatë.

Por aspekti më ambicioz është zhvillimi i tuneleve lundruese në zhyten rreth 30 metra nën sipërfaqen e ujit. Nëse do jetë i suksesshëm, Norvegjia mund të fitojë një garë globale kundër vendeve, përfshirë Kinën, Korenë e Jugut dhe Italinë, që po kërkojnë të arrijnë projekte të ngjashme.