Nora Istrefi dhe Lori Hoxha bëjnë xing me të njëjtën veshje në “Instagram”

96

Dy ditë më parë, Nora Istrefi zbuloi se ka nisur xhirimet për projektin e saj më të ri muzikor. Këngëtarja publikoi një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet shumë sensuale e veshur me një fund me këmishë të markës britanike “House of CB” në ngjyrë lejla.

Por duket se shijet e Nora Istrefit janë njësoj me atë të Lori Hoxhës! Dy bukuroshet shqiptare kanë bërë “xing” me veshjet në “Instagram”, pasi edhe Lori kishte zgjedhur të njëjtin kombinim. Në profilin e saj në “Instagram”, Lori pozonte me dekoltenë “guximtare”, duke e kombinuar me një palë vëthë plot shkëlqim.

Falë Zotit, vajzat nuk janë përballur ballë për ballë, pasi në atë rast do të ishte e çuditshme! Vajzat nuk kanë shpenzuar shumë për veshjen, pasi çmimi për fundin dhe këmishën arrin rreth 150 euro.

Tani lind pyetja, kujt i shkon më shumë?!