Noizy mbyll “ciklin” në Shqipëri pas 10 vitesh karrierë:”Në Angli e nisa e aty dua ta mbyll”

61

Noizy ka nxjerrë dje një këngë të titulluar “Expensive Touch”. Kjo këngë vjen në bashkëpunim me artistët ndërkombëtarë Dappy dhe Ay Em.

Mesa duket publikimi i kësaj pune hap një kapitull të ri për Noizyn, kjo pasi ai ka lajmëruar se do të lëvizë për në Mbretërin e Bashkuar aty ku filloi gjithçka.

Reperi i ka kërkuar fansave të tij shqiptarë ta suportojnë duke e dëgjuar sa më shumë këngën!

“EXPENSIVE TOUCH OUT NOW. Link in my bio.. Ju dua t’i bëni sa më shumë replay kësaj kënge, pasi vetëm nga ju mund të shkojmë në Uk lists & Awards. Në Uk nisi gjithçka dhe atje dua ta mbyll. Por para se ta mbyll, do ta shkatërrojmë vendin siç e kena zakon. Fansat ma të flakt në botë, koha tu kallxojme sa është ora. Share and support the movement. OTR 4 Lyf”, shkruan ai në “Instagram” krahas këngës