Noizy flet për herë të parë për konfliktin me Babastars:”Donin të ndalnin muzikën time”

55

Të gjithë kanë informacion mbi konfliktin e përhershëm OTR-Babastars ku është përfshirë këngëtari Noizy e këngëtarë të tjerë pjesë e labelit të Babastars.

Noizy ka deklaruar se i gjithë konflikti ka nisur pasi grupi Babastars prej vitesh tenton t’i ndalojë muzikën atij e këngëtarëve të tjerë madje duke bërë ndërhyrje që ata të mos performojnë në klube.

“Të gjithë e dimë se ata i kanë blloku shumë artista me ec përpara. Kreshën për shembull, Mc Kreshën! Ose me ta ose pa ta jo. Kështu ka qenë edhe puna ime.

Ndalën radio, ndalën clube, mos me këndu Noizy në disko a kupton. Sot e kësaj dite. Në mos ata, menaxhimi i tyre. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e përplasjeve. Ka patur edhe gjëra të vogla, për shembullin u kërkonin modeleve mos të merrnin pjesë në videoklipet e mia. Imagjino, çfarë mund të presësh nga Noizy 20 vjeçar, tani që jam 33 vjeç e duhet të mendohesh mirë, jo më atëherë.”

Për sa i përket sherrit të famshëm në Prishtinë, 33 vjeçari shprehet se ngelet një ndër skenat më të turpshme që i ka ndodhur në karrierë.

“Sot uroj mos të ndodhin më probleme aq serioze se nuk mbyllen më aq lehtë. Jemi tjetër moshë, kemi rreth njerëz seriozë, biznesmenë.

Sherri në Prishtinë është gjëja më e turpshme ku jam përfshirë. Por, për mua ka mbaruar si çështje. Skivi ta telefonuar Cozman dhe Albertin dhe papritur jemi gjendur përballë. Unë kam qenë në tualet, nuk dija gjë fare. Por siç thash është gjëja më e turpshme që më ka ndodhur.”