Ballina BOTA Nju Jork, tetë viktima nga stuhitë e borës

Nju Jork, tetë viktima nga stuhitë e borës

Ditëve të ngrohta të vjeshtës i erdhi fundi dhe tashmë një dimër i ashpër me reshje e stuhi bore po mbizotëron kudo.

Një stuhi bore në Nju Jork u ka marrë jetën të paktën tetë personave, si dhe ka lënë pa energji elektrike rreth 400 mijë të tjerë.

Në aeroportet e Nju Jorkut janë anuluar thuajse 2 000 fluturime, trafiku është përfshirë nga kaosi dhe ekspertët flasin për reshjet më të mëdha të borës në plot 80 vite. Viktimat e regjistruara si pasojë e motit të keq, kryesisht kanë humbur jetën në aksidente ajrore.

Prej thuajse 3 vitesh, Shtetet e Bashkuara nuk shikonin kaq shumë borë në nëntor. Kjo, sipas ekspertëve, është vetëm shijimi i parë i një sezoni të acartë, që pritet të vijojë gjatë dhjetorit dhe janarit, pavarësisht se shkurti pritet të jetë më i ashpri dhe më i ftohti i muajve të dimrit.