Ballina Ekonomi / Biznes Nju Jork, revista ekonomike Inc: Telefonat celularë inteligjentë drejt zhdukjes

Nju Jork, revista ekonomike Inc: Telefonat celularë inteligjentë drejt zhdukjes

Revista amerikane ekonomike Inc ka paralajmëruar fundin e telefonave celularë inteligjentë, duke vënë në dukje faktin se, në të ardhmen e afërt, ata do të zëvëndësohen nga pajisje komunikimi krejt të reja.

Edhe pse prodhuesit më të mëdhenj, si Apple dhe Samsung, zbulojnë telefona të ri me performancë të përmirësuar, shitjet e përgjithshme kanë rënë në shumicën e tregjeve kryesore.

Themeluesja e Institutit Future Today, Amy Webb, gjatë një mesazhi në Konferencën SXSW Fall 2018 në Austin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prezantoi raportin Emerging Tech Trends 2018, ku theksoi se trendet e teknologjisë së shfaqur në vitin 2018 sinjalizojnë fillimin e fundit të të telefonave celularë inteligjentë. “Tranzicioni nga telefonat tek pajisjet inteligjente që mund të vishen dhe ndërfaqet e padukshme, si unaza dhe rrathë që ndiejnë lëvizjen, syze inteligjente që regjistrojnë dhe shfaqin informacion, do të ndryshojnë përgjithmonë se si ne përjetojmë botën fizike,” – ka theksuar Webb në revistën Inc.