Ballina BOTA Nju Jork, “Letra e Zotit” nga Einstein shitet në ankand 2,9 milionë...

Nju Jork, “Letra e Zotit” nga Einstein shitet në ankand 2,9 milionë dollarë

Një letër e shkruar nga shkencëtari, Albert Einstein, në të cilën ai shtjellon konceptin e tij për fenë, u vendos në një ankand të martën në Nju Jork.

E ashtuquajtura “Letra e Zotit” është shkruar më 1954 dhe u shit për 2.9 milionë dollarë.

Fituesi i Çmimit Nobel, atëherë 74 vjeçar, i ka nisur një letër një faqe e gjysmë, filozofit gjerman, Eric Gutkind, në përgjigjje të punës së këtij të fundit. Kjo letër konsiderohet si deklaratë kyçe në debatin mes shkencës dhe fesë.

“Kjo letër tejet e sinqertë dhe private është shkruar një vit para vdekjes së Einsteinit dhe vazhdon të mbetet koncepti më i artikuluar për pikëpamjet e tij rreth fesë dhe filozofisë,” – është thënë nga zyrtarët e organizimit të ankandit.

Në këtë letër, të shkruar në gjuhën gjermane, Einstein diskuton besimin në Zot.

“Fjala Zot për mua është asgjë përveç shprehjes dhe produkt i frikës njerëzore. Bibla është koleksion i legjendave të nderuara, mirëpo megjithatë primitive. Asnjë interpresim, pavarëssisht sa delikat mund të jetë, nuk mund të ndryshojë asgjë për mua (në këtë çështje),” – ka thënë ai në letër.

Kjo nuk është hera e parë që letrat e Einsteinit janë vënë në ankand, pasi vitin e kaluar, një shkresë e nisur nga ai drejt një studenti italian të Kimisë që ka refuzuar ta takojë atë, është shitur për 6,100 dollarë.