Ballina BOTA Nju Jork, babai i vë flakën makinës,e frikshme kush qëndronte brenda.

Nju Jork, babai i vë flakën makinës,e frikshme kush qëndronte brenda.

I vuri flakën makinës ku ndodhej vajza 3 vjeç duke nisur fillimisht një zjarr me benzinë, më pas duke mbyllur vogëlushen brenda në makinë. Veprimi i tmerrshëm është ndërrmarrë në Queens, në Nju Jork, nga 39 vjeçari  Martin Pereira, babai i vogëlushes Zoey, e cila vdiq e djegur gjallë.  Më pas burri u gjet aty pranë ndërkohë që zjarrfikësit nuk arritën të shpëtonin vogëlushen.

Pranë trupit të Zoey u gjet edhe një bombol gazi. Burri u dërgua në spital me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Fillimisht u dyshua vetëm për vrasje të vajzës. Sipas asaj që raporton Cbs, burri dhe nëna e Zoey, Cherone Coleman, po ndaheshin dhe kishin një marrëdhënie  të ndryshme. Gruaja ka deklaruar se kishte njoftuar policinë të dielën në mbrëmje për të denoncuar faktin që Martin kishte marrë fëmijën.

Tezja e Zoey, në një intervistë për Nju Jork Post ka shpjeguar se 39-vjeçari kishte probleme psikologjike. “Nuk ishte mirë që kur mbaroi historia e tyre.”-është shprehur ajo.