OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë për 7 orë ditën e nesërme në Tiranë, ja cilat zona do të mbesin pa drita

83

Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 7 orë ditën e nesërme. Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se për shkak të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër do të punohet në një nga kabinat e NST Farkë gjatë intervalit kohor 09:00-16:00.

Për pasojë do të mbesin pjesërisht pa energji elektrike Sauku i Ri dhe të gjithë bizneset në segmentin e rrugës së Elbasanit, nga Shkolla e Policisë deri te zona e quajtur Karburanti i vjetër.
Gjithashtu pa energji do të jenë pjesërisht dhe rrugët:

Rruga “Enver Preza”, rruga “Shaqir Palushi” ,rruga “Ramazan Bregu, rruga “Grigor Gjika”, rruga “Arif Hasko”, rruga “Hamide Dalipi”

Rruga “Selim Jegeni”, rruga “Danish Jukniu”