Ballina Kronikë Njoftimi Zyrtar/ Furgoni ra në lumë, ja çfarë konstatoi Policia te drejtuesi...

Njoftimi Zyrtar/ Furgoni ra në lumë, ja çfarë konstatoi Policia te drejtuesi i mjetit

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë për shtyp lidhur mbi aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një mjet tip Furgon drejtuar nga shtetasi Klajdi Murataj ra nga një lartësi prej 200 metrash në ujrat e lumit Shkumbin.

Sipas Policisë së Shtetit, shtetasi Klajdi Murataj e ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe ky dyshohet të jetë edhe shkaku i daljes së mjetit nga rruga.

Drejton mjetin në gjendje të dehur, bie në lumë me gjithë mjet, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, drejtuesi i mjetit shpëton nga humbja e jetës.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet  furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç,  banues në Elbasan,  ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Me marrjen e njoftimit , forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga forcat Shqiponja, punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikës, komunitetin dhe mjekët e urgjencës  u bë e mundur nxjerrja nga lumit  e drejtuesit të mjetit, i cili  u  transportua  menjëherë për në Spitalin e Librazhdit, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore , drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërko që drejtuesi i mjetit do arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Policia rrugore e Elbasanit  falënderon qytetarët për njoftimin në kohë për aksidentin e ndodhur,  banorët që u angazhuan dhe kontribuuan në nxjerrjen nga lumi të 30 vjeçarit, si dhe apelon edhe njëherë për drejtuesit e automjeteve që  të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit , e më keq akoma në gjendje të dehur, pasi destinacioni  dhe jeta e tyre vihet në rrezik, por edhe jeta e  përdorueseve të tjerë të rrugës.