Ballina Showbiz Njihuni me traditat e Krishtlindjeve të familjes mbretërore

Njihuni me traditat e Krishtlindjeve të familjes mbretërore

Në festat e fundivitit është shumë e rëndësishme të bësh çdo gjë sipas traditave. Edhe familja mbretërore ka disa tradita që i ndjekin çdo vit.

Mbretëresha merr trenin për të udhëtuar gjatë Krishtlindjeve. Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, për të ikur nga Londra në Sandringham mbretëresha dhe princ Philip marrin trenin. Sigurisht duke udhëtuar në klasin e parë.

Dhuratat hapen në prag të Krishtlindjeve.
Tradita e dhuratave është shumë e rëndësishme në familjen mbretërore. Ato i festojnë festat në bazë të traditave gjermane. Pas çajit të mbasdites, hapin dhuratat në pragun e Krishtlindjeve, ashtu si bëhet në Gjermani.

Dekorimi i pemës së Vitit të Ri është shumë i rëndësishëm.
Familja mbretërore ka një pemë të madhe si dhe një pemë artificiale prej argjendi, e cila është 30 vjeçare. Mbretëresha dhe stërnipërit e saj merren me dekorimin e njërës prej tyre.

Ngrenë dolli për shefat e kuzhinës.
Mbretërorët parapëlqejnë të ngrenë dolli për shefat e kuzhinës përpara se të ulen në tavolinën e shtruar. Shefat shkojnë në dhomën e ngrënies vetëm një herë në vit dhe është pikërisht në momentin e dollisë.

Mbretëresha bën bamirësi.
Mbretëresha bën gjithmonë bamirësi gjatë Krishtlindjeve, më së shumti në organizatat në Windsor.

Mbretëresha i lë dekorimet deri në Shkurt.
Mbretëresha Elizabeth dhe princi Philip qëndrojnë në Sandringham deri në datën 6 Shkurt, në nder të babait të mbretëreshës, i cili vdiq në atë vend në vitin 1952.

Mbretëresha i jep stafit të saj dhurata.
Tradita e dhuratave të stafit ka nisur nga babai i saj. Çdo Krishtlindje ajo i dhuron stafit një puding, i cili quhet “Christmas pudding”.