Ballina BOTA Njihuni me fisin që jeton si në lashtësi

Njihuni me fisin që jeton si në lashtësi

Fotografët Carol Beckëith dhe Angela Fisher kanë kaluar më shumë se 30 vite duke iu bërë foto ceremonive, ritualeve dhe jetës së përditshme të një fisi afrikan. Këto foto të jashtëzakonshme tregojnë historinë e fisit ‘Dinka’ në Sudan.

Jeta e këtij fisi ndryshon sipas sezonit – gjatë ditëve me shi ky fis jeton në vendbanime të qëndrueshme dhe rrisin grurë dhe elb, kurse gjatë kohës së thatë ata grumbullojnë bagëtitë përreth lumenjve në rajonin e tyre.

Jeta e banorëve të këtij fisi është e lidhur ngushtë me bagëtitë. Kur lindin, meshkujt e këtij fisi marrin një dem. Emri i demit është edhe emri i djalit në rininë e tij. Duke u rritur, meshkujt ia ndryshojnë formën brirëve të demit në mënyra të ndryshme. Për t’u martuar, mashkulli duhet të jetë 20 vjeç, ndërsa femra 17.

Ndryshe nga se ndodh në mbarë globin tashmë më 2019, nëse je pjesëtar i këtij fisi dhe ke mbushur 20 vjeç, mund të jesh vonë për t’u martuar. Por ka raste  që mashkulli nuk martohet deri 30 vjeç për shkak se duhet të rrisë një numër të mjaftueshëm bagëtish në mënyrë që të paguajë për çmimin e nuses. Ndërsa këto janë fotot e fisit që jeton sipas traditave të lashta.