Ballina Kuriozitete Njihuni me 9 zakonet më të çuditshme të Mbretëreshës Elizabeth II

Njihuni me 9 zakonet më të çuditshme të Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha Elizabet II ka disa zakone tepër të ndryshme nga të çdo njeriu tjetër, e kjo për shkak të pozicionit dhe funksionit të rëndësishëm që ushtron.

Më poshtë gjeni disa prej tyre:

Nëse ju merrni gjithmonë me vete pasaportën kur udhëtoni, Mbretëresha nuk udhëton kurrë pa pasur bankën e gjakut me vete.

Ajo e ka të ndaluar të hapë perdet në pallatin mbretëror. Kuptohet, jo të gjitha perdet, por ato më kryesoret, e kjo për shkak të ruajtjes së fasadës së ndërtesës, në mënyrë që pallati të mos duket i shëmtuar nga jashtë.

Mbretëresha i urren kubat e akullit dhe zhurmën që ato bëjnë brenda gotës, por nuk ka të njëjtën ndjesi me sferat e akullit. Zhurma e sferave i duket më melodioze, ndaj Princi Filip shpiku një makineri enkas për prodhimin e akullit rrethor.

Ajo mban gjithmonë një varëse në çantë, në krahasim me gjithë ne të tjerët që mund të mbajmë para apo kuletën. Varësja i shërben Mbretëreshës për të pasur përherë çantën pranë saj, pasi përmes çantës jep mesazhe të ndryshme. Për shembull, nëse ajo e çon çantën në tokë, do të thotë se do të largohet shumë shpejt.

S’i pëlqen mjekra dhe papioni. Edhe nëse e vini re, gjithë meshkujt që janë pranë Mbretëreshës, janë përherë të rruar mirë dhe pa papion. I vetmi që bën përjashtim është nipi i saj, Princi Harry.

Elisabetae ka me numra çdo veshje.

Mbretëresha nuk ha kurrë supë dhe patate. Sigurisht që këto ushqime gatuhen në Pallatin Mbretëror, por kur mbretëresha darkon vetëm, askush nuk i pregatit supë apo patate. Jo se patatet nuk i pëlqejnë, por thjesht preferon t’i shmangë për të ruajtur një dietë të mirë ushqimore.

Mbretëresha i adhuron mjedrat por nuk i ha ato kurrë në publik, pasi ka frikë se farat i ngecin në dhëmbë dhe duket shëmtuar.

Ka një shërbëtore enkas për t’i provuar këpucët, edhe pse prej vitesh mban veshur të njëjtin brand këpucës. Sërish mbretëresha nuk preferon t’i veshë për herë të parë vetë këpucët, për të shmangur mungesën e rehatisë që ato japin kur vishen teksa janë të reja.