Njëri dhunoi nënën tjetri babain, në pranga dy persona

157

Policia e Beratit ka arrestuar dy shtetas, pasi akuzohen se ushtronin dhunë fizike ndaj prindërve të tyre.

Në njoftimin e saj policia thotë se ka arrestuar një 26 vjeçar pasi dyshohet se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.H., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftim.

Një tjetër rast dhunë brenda familjes ka ndodhur në Poliçan.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.M., 45 vjeç, banues në Poliçan, pasi ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiokologjike ndaj babait të tij.

Materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.