Një vogëlushe bie nga pallati në bulevardin e Tiranës

110

Një vajzë e vogël është plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në bulevardin “Migjeni” në zonën e Astirit në Tiranë. Vajza ka rënë nga kati i tretë.

Policia tha se dyshimet e para janë që vajza të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.

Noa.al mëson se fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, momentalisht po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet për momentin gjendja e saj.

Kurse grupi hetimor tha se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.