Një tjetër vetëvrasje një vend, 50 vjeçari hidhet nga pallati ku banonte

38

Një 50-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:00, në lagjen nr. 4, Krujë.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin A. G., 50 vjeç, i cili ishte në gjendje të rënduar depresive dhe është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, ku dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.