Një tjetër person humb jetën nga koronavirusi/Emri

51

Pas gjashtë viktimave të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e sotme, një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetën në spitalin Infektiv.

Mësohet se viktima është një 59-vjeçar nga Tepelena.

Viktima është Reiz Kërmaj, nga fshati Progonat i Tepelenës, i cili ishte shtruar në spital para katër ditësh.

I ndjeri kishte temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarre. Me rastin e fundit shkon në 220 numri total i viktimave.

MSH tha pasdite se në spitalin Infektiv dhe te “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.